Pse ekziston
Informacioni financiar në shqip ose mungon, ose vjen i përkthyer keq, ose është shkruar për njerëz që tashmë e dinë çështjen. Kush nis nga zeroja mbetet me terma që askush nuk ia shpjegon: inflacion bazë, kurbë yield-esh, raport çmim/fitim.
Kjo faqe u ndërtua për atë lexues. Çdo shifër këtu vjen me një fjali që tregon çka do të thotë, dhe çdo term ka një përkufizim një rresht larg tekstit ku e takoni.
Çka gjeni këtu
Tregjet ndjekin indekset, mallrat dhe monedhat kryesore, me lëvizjen e ditës dhe një shpjegim se çka e lëviz secilën.
Lajmet mbledhin atë që ndodh sot në tregje, të përmbledhura shkurt. Kalendari tregon shifrat ekonomike që vijnë, çka pritet dhe pse ka rëndësi.
Qendra e Mësimit ka mësime të shkurtra dhe një fjalorth me terma — pjesa e faqes që nuk vjetrohet.
Si punojmë me lajmet
Lajmet vijnë nga burime publike të publikuesve financiarë. Ne i përmbledhim dhe i përkthejmë, kurse teksti i plotë mbetet i publikuesit — prandaj çdo lajm e ka lidhjen te burimi origjinal.
Përkthimi bëhet me mjete automatike dhe rishikohet aty ku ka rëndësi. Nëse hasni një përkthim që ju duket i gabuar, na shkruani.
Çka nuk jemi
Nuk jemi ndërmjetës, nuk shesim produkte financiare dhe nuk marrim komision nga askush që ju mund të investoni.
Asgjë në këtë faqe nuk është këshillë investimi. Ne shpjegojmë si funksionojnë gjërat; vendimi çka të bëni me paratë tuaja mbetet i juaji, dhe për të ia vlen të flisni me dikë të licencuar.